Gjenden dy gra të vrara në Zvicër, arrestohet një kosovar
Dyshimet shkojnë në drejtim të një delikti që ka të bëjë me marrëdhënie familjare. Dyshohet se viktkmat dhe dorasi janë në lidhje familjare mes vete”
Në Hausen, Kantoni Aargau në Zvicër, policia ka gjetur në një banesë trupat e pajetë të dy grave, njofton Albinfo.ch.
Një zëdhënëse e Policisë Kantonale ka thënë për mediat se në lidhje me këtë krim ka arrestuar një kosovar të dyshuar të moshës 54 vjeçare, shkruan 20minuten.ch.
Kufomat e dy viktimave janë gjetur në një ndërtesë banimi familjar në Hausen.
Lexo edheFaton Piraj, opojani që bëri shpikjen gjeniale për motorin “Porsche”
“Dyshimet shkojnë në drejtim të një delikti që ka të bëjë me marrëdhënie familjare. Dyshohet se viktimat dhe dorasi janë në lidhje familjare mes vete”, ka thënë zëdhënësja.
Policia ka deklaruar se pasditen e sotme do të dalë me informata më të detajuara lidhur me rastin.














