Gjashtë mësuese nga e njëjta shkollë sëmuren njëkohësisht nga kanceri, paditin një fabrikë
BILLI

Lexo edheShikoni reagimet / Deputetja shkon në parlament gjysmë e zhveshur

Pesë mësuese nga një shkollë në periferi të Çikagos kanë paditur një kompani që merret me sterilizimin e pajisjeve mjekësore, “Sterigenics”, pasi ka prëdorur për dekada një lëndë kimike që shkakton kancerin, dhe ka qenë e vendosur pranë shkollës së tyre.
Paditëset kanë dhënë mësim te shkolla që ndodhet gati 1 km larg fabrikës, e cila ka përdorur oksid etileni për të sterilizuar me miliona pajisje mjekësore ndër vite, që pasi u hap në vitin 1984, e deri në shkurt të vitit 2019, kur u mbyll për shkak të akuzave se po lëshonte gazra kancerogjenë në ajër.
Pesë nga mësuesit që kanë punuar në atë shkollë gjatë kësaj periudhe janë diagnostikuar me kancer gjiri, ndërsa e gjashta me limoma vdekjeprurëse, dhe mund të mos jetojë dot më shumë se një vit.

Lexo edheShikoni reagimet / Deputetja shkon në parlament gjysmë e zhveshur
Gratë tregojnë se ato jepnin mësim me dritaret hapur gjatë periudhës së ngrohtë të vitit, dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për oksidin e etilenit. Gratë thonë se kanë vënë re që shumë prej kolegëve të tyre janë sëmurur gjithashtu nga kanceri, ndër vite.