Një situatë e re në “BBVA” ka shkaktuar debat në rrjetet sociale, pasi Gimbo ka imituar Brikenën, duke ngjallur reagime të menjëhershme nga familjarët e saj.
Pas publikimit të momentit, familjarët e Brikenës reaguan përmes Instagramit, duke ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë ku shprehën pakënaqësinë e tyre, shkruan Indeksonline.
Në reagim thuhej:
“E kuptojmë panikun e nominimit, po të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht ‘ulërimë’ për vëmendje. Disa kanë mimika, e disa kanë vetëm maska që po u bien çdo ditë. Publiku i sheh të dyja. Kush qesh i fundit, qesh më mirë!”
Ky reagim ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit e modeles.
Ngjarja vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë se cili nga të dy do të eliminohet të martën./Indeksonline/