“Ghostalo”, dështimi prej 70 milionë eurosh që po shqetëson Milanin
dp

Lexo edheHajdutët e fikin futbollistin e Parmës, i vjedhin mbi 500 mijë euro bizhuteri e ora

Gonçalo Ramos po kalon një periudhë zhgënjyese, ndërsa në internet është pagëzuar me nofkën “Ghostalo”, për shkak të paraqitjeve të dobëta.
Sulmuesi portugez, për të cilin Milani investoi 70 milionë euro, ka realizuar vetëm dy gola në 13 ndeshjet e para të sezonit, njëri prej tyre nga penalltia, shkruan indeksonline.
Statistikat janë shqetësuese: Ramos ka regjistruar vetëm 11 goditje drejt portës kundërshtare, ndërsa çdo goditje i ka kushtuar Milanit rreth 6.3 milionë euro, bazuar në shumën e transferimit.
Lexo edheHajdutët e fikin futbollistin e Parmës, i vjedhin mbi 500 mijë euro bizhuteri e ora
Edhe treguesit e tjerë në Serie A nuk janë në favor të tij, duke shtuar presionin mbi sulmuesin portugez, nga i cili pritej shumë më tepër. /IndeksOnline/