back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeGëzim Kelmendi kundër edukimit seksual në shkolla

Gëzim Kelmendi kundër edukimit seksual në shkolla

Të ngjajshme

Koalicioni K10 që përfshin disa OJQ, sot do të bëj lansimin e platformës për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues.
Sipas tyre është shqetësuese se vetëm 14% të qytetarëve përdorin mjete kontraceptive, dhe për këtë ata shohin të arsyeshme futjen e edukatës seksuale në shkolla.

Ideja e disa OJQ-ve që në Kosovë të futet lënda e edukimit seksual, është ide e rrezikshme dhe cënon rëndë vlerat tona morale që ne si popull i kemi kultivuar me shekuj.
Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për edukatë seksuale.
Fëmijët tanë kanë nevojë për edukatë morale, e cila mësohet në kuadër të edukatës fetare.
Në shkollat nuk duhet të futet edukata seksuale.
Në shkollat tona duhet edukata fetare.

Është e turpshme se si disa OJQ- për përfitime materiale na promovojnë shfrenimin seksual si edukim seksual ,e që sipas tyre i bie ju “kënaquni” sa të mundeni, vetëm se duhet të përdorni kontraceptiv.

Ne iu bëjmë me dije se ne jemi pasues të Ymer Prizrenit, Haxhi Zekës e Isa Boletinit, ne kemi kulturën e tonë dhe moralin tonë.
Neve nuk na duhet kultura e atyre që ndërrojnë partnerët sikur çorapet, që flen burri me burrë e grua me grua.
Atë kulturë mbani për veti e mos ia mësoni fëmijëve tanë.
E ato para që i merrni për të na prishur fëmijët tanë, keni për të i vjellur ngase çdo send i ndytë, del nga organizmi, – thuhet në njoftimin për media të Partisë Fjala.

Të Fundit

Sport

ShowBiz