BallinaLajmeGeci: Thaçi ia la Selimit fajin për komunikatën 59, kur më takoi...

Geci: Thaçi ia la Selimit fajin për komunikatën 59, kur më takoi m’qiti jashtë e m’tha Rexhepi e ka shkru

Të ngjajshme

Instagram po teston një veçori të re

Rrjeti social Instagram është duke testuar një shërbim të...

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu burrin e bëri për spital

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të...

Ky ishte fjalimi motivues i Montellas para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka motivuar lojtarët e...

Arrestohet burri në Vushtrri, dyshohet për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili...

140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati...

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se Hashim Thaçi ia ka lënë fajin Rexhep Selimit për komunikatën 59, ku familja e Gani Gecit përmes atij shkrimi ishte shpallur si njerëz të Serbisë.

Geci thotë se herën e fundit kur është takuar me Thaçin, i ka thënë se komunikatën e ka shkruar Rexhep Selimi, për të cilin thotë se asnjëherë nuk ka pasur kontakt me të.

“Hashimi e ka mohu në televizion që nuk e ka shkruar komunikatën. Hashimi u mundu me ja lon Rexhep Selimit dhe herën e fundit kur jena taku m’ka qit jashtë e ma bojke Rexhep Selimi. Unë me Rexhepin nuk kam pasur kurrë kontakt. Ai e ka mbajt njëfarë distance gjatë gjithë kohës. Kohëve të fundit kemi pasur kontakte me Rexhepin përmes një shokut”, tha Geci në Kanal10.

Komunikata numër 59, e botuar më 31 tetor 1998 në gazetën “Bota e Re“, të cilën, asokohe, e redaktonte i biri i njërit prej agjentëve më të rrezikshëm të KOS-it (Shërbimi sekret ushtarak serb) në komunën e Istogut, demonizonte Gani Gecin, duke e shpallur atë dhe familjen e tij si njerëz të Serbisë, ndërsa Ganiun edhe si bashkëpjesëmarrës në ekspeditat ndëshkimore të policisë serbe kundër shqiptarëve. Ishte ky një kafshim i pabesë prej gjarpëri që i hapte rrugën një lufte vëllavrasëse në orët më të liga të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz