BallinaLajmeGecaj: Qeveria sot i tha PO demarkacionit

Gecaj: Qeveria sot i tha PO demarkacionit

Të ngjajshme

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25...

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Skriniar merr rrezik të madh për Kosovën, reagon trajneri sllovak

Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka ngritur shqetësime serioze...

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ish-zv/ministër në Qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruar nga Hashim Thaçi.

Gecaj, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur kryeministrin Haradinaj, “cili presion të detyroi të shkelësh fjalën e dhënë publike?”

Postimi i plotë i Gecajt:

“Kryeministër, hi syve popullit nuk mundesh me ju hedhë, pa marrë parasysh se çka mund të mendosh ti për ta! Sot aprovuat marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi. Për të shkuar në Kuvend, ai ligj duhet nënshkruar nga ju Keyeministër. Kuvendi voton ligjin, jo raportin, pasi që raporti nuk është marrëveshje ndërshtetërore, dhe për pasojë nuk i nënshtrohet votimit të Kuvendit. Na trego Kryeministër cili presion të detyroi të shkelësh fjalën e dhënë publike?”, (sic.), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz