Vdekja e Agim Binakut ka sjell pikëllim të madh në mesin e kolegëve të tij gazetarë, federatave sportive, klubeve dhe gjithë sportistëve e tifozët.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë ka mbetur e varfër pa Agim Binakun.
“I ndjeri ishte ndër veprimtarët më të mëdhenj të gazetarisë sportive shqiptare duke pasur kontribut të jashtëzakonshëm në pasqyrimin e ngjarjeve sportive në kohërat më të vështira të vendit tonë. Ai ishte i përkushtuar në avancimin e gazetarisë sportive dhe sportit”, thekson SHGSK.
Kurse, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë. “Vdekja e parakohshme e gazetarit Binaku është humbje e madhe për gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë. Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare”, thotë AGK-ja. /Zëri/

