back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeGazetarët e ngujuar në Parlament : Jemi në rrezik!

Gazetarët e ngujuar në Parlament : Jemi në rrezik!

Të ngjajshme

Gazetarët të cilët gjenden në ndërtesën e Parlamentit të Maqedonisë poashtu janë në rrezik nga protestuesit. Ata janë mbyllu në një nga zyrat e Kuvendit, por kanë frikë se në çdo moment huliganët mund të arrijnë te ta dhe t’i sulmojnë.

“Ishim njëherë bashkë me deputetët me një sallë. Mirëpo meqë u bë situata e padurueshme, sepse kishte shumë nejrëz dhe nuk mund të merrnim as ajr, prandaj sigurimi na shpërndau dhe tani gjendemi në një zyrë tjetër. Kemi frikë se në çdo moment do të na sulmojnë huliganët. Apelojmë te ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu që të ndërmarrë masa”, apelon reporteri i Gazetës Lajm nga Kuvendi, duke epërshkruar situatën në të cilën gjenden gazetarët.

“Policia dështoi në çdo aspekt. Nuk bënë asgjë pë rtë ndalur hyrjen e protestuesve”, thotë një kolegë tjetër që gjendet në të njëjtën zyrë.

Gazeta Lajm i bashkëngjitet apelit të gazetarëve të ngujuar në Kuvend dhe kërkon nga Nuhiu që të ndërmarrë masa urgjente për lrimin e gazetarëve dhe mbrojtjen e tyre nga ndonjë sulm eventual. Nëse eventualisht sulmohen gazetarët, Lajm do ta konsiderojë Nuhiun si përgjegjës të drejtpërdrejtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz