BallinaBotëGazeta më e madhe izraelite zbulon përpjekjet e Vuçiqit për ta parandaluar...

Gazeta më e madhe izraelite zbulon përpjekjet e Vuçiqit për ta parandaluar njohjen e Kosovës nga Izraeli

Të ngjajshme

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

E përditshmja izraelite, The Jerusalem Post ka konfirmuar se të hënën Kosova dhe Izraeli do t’i vendosin edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, teksa ka treguar edhe një përpjekje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ta parandaluar këtë, transmeton Gazeta Express.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, megjithatë dhe një burim diplomatik izraelit konfirmoi se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit. Në shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët, shkruan gazeta izraelite.

Serbia mund ta hapë ende një ambasadë në Jeruzalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen, i ka thënë një burim JP-së.

Nënshkrimi i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike do të mbahet në një ngjarje virtuale me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gaby Ashkenazi. Ministra e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin këtë javë, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19, shkruan ndër tjerash ky medium.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv. /Express/

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Edhe 6 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 6 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 287 raste të reja të infektuara. Lexo Edhe: Mbretëresha Elizabeth pret në takim Bidenin para samitit të G7 Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Njoftimi i IKSHPK’së: 229 TË SHËRUAR DHE 287 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.438 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 287 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.283. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast.

Të Fundit

Sport

ShowBiz