back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGara shpejtësie në Ferizaj, policia arreston dy persona

Gara shpejtësie në Ferizaj, policia arreston dy persona

Të ngjajshme

Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave

Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, flasin për...

Labi dhe Fjolla përplasen ashpër

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte mes Labinot...

Arrestohet Presidenti i Fenerbahces, rezultoi pozitiv me kokainë

Presidenti i Fenerbahces, Sadettin Saran, është marrë në paraburgim...

Arrestohet 21 vjeçari në Fushë Kosove, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë...
- Advertisement -

Njësia policore e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy automjete, një Opel me targa të huaja dhe një Daimler Benz me targa vendore, të dy duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave.

- Advertisement -

Shoferët L.I., 26 vjeç, dhe B.D., 25 vjeç, janë kapur duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.

Sipas policisë, ata qarkullonin me shpejtësi prej 91 km/h, shpejtësi kjo e matur me veturën inteligjente të policisë. 

Për këto kundërvajtje, të dy shoferëve u janë shqiptuar masa ndëshkuese që përfshijnë gjobë prej 500 euro secilit, 5 pikë negative në patentë, si dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj.

Policia apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes maksimal në rrugë për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz