Sot është vizituar varri i heroinës Shotë Galica. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu së bashku me Gruan Demokratike të Kosovës Dega në Skenderaj, kanë bërë homazhe tek varri i Shote Galicës.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se është ndjerë e turpëruar para saj për gjendjen te cilën ishte katandisur varri i saj./parrotlla.net/
Lexoni postimin e plotë:
Sot bashkë me Gruan Demokratike të Kosovës Dega në Skenderaj vizituam varrin e Shote Galicës. U ndjeva e vogël para te madhës Shotë. U ndjeva e turpëruar para saj për gjendjen te cilen ishte katandisur varri i saj. Ne vend te luleve dhe rojes se nderit aty gjetem nje qenë te ngordhur dhe varrin e mbuluar me therra. U ndjeva e turpëruar ashtu siq ndihem e turpëruar saherë qe kaloj pranë varreve te pamirëmbajtura të deshmorve në Kosovë. Nuk befasohem pse jemi në këtë gjëndje si shtet, sepse një fjalë e urtë thot: “Një popull qe nuk respekton deshmoret dhe heronjët e vet është I predestinuar ti perserite historia”
Deputetja Musliu gjatë vizitës së saj, ka shfrytëzuar rastin t’a pastrojë varrin e Shotë Galicës.