BallinaLajmeGanimete Musliu nuk pranon të nënshkruaj nëpër korridore (Video)

Ganimete Musliu nuk pranon të nënshkruaj nëpër korridore (Video)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se nuk është kundër debatit dhe as transformimit të FSK-së, as ajo, e as partia që përfaqëson (PDK), por kundërshton dhënien e nënshkrimeve nëpër korridore. ”Nënshkrimi im mungon për shkak të procedurës. Nuk kam kurrfarë  presioni as prej shefit të partisë dhe as nga shefi i grupit parlamentar, as kolegët e mi deputetë. Të gjithë jemi unik sa i përket kësaj çështje dhe asnjëherë nuk kemi pas kurrfarë presioni sa i përket kësaj çështje”, tha Musliu para Komisionit për  Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, teksa tregoi se është e padrejtë forma se si është etiketuar ajo, se kinse ka qenë kundër inicimit të debatit për FSK-në në Parlamentin e Kosovës, raporton KosovaPost.

Deputetja Musliu ka treguar se ajo është njoftuar për inicimin e debatit parlamentar nga asistentja e Grupit Parlamentar të AAK-së, nëpërmjet telefonit, pa qenë në dijeni fare komisioni përkatës “Mos t’ia drejtojmë gishtin njëri- tjetrit dhe nuk është e drejtë të etiketohemi sepse asnjëherë nuk kemi qenë kundër debatit dhe as transformimit të FSK-së. Është shumë e padrejtë që si nënkryetare e Komisionit të marr informacione për një iniciativë nga kanale të ndryshme. Asnjëherë PDK nuk ka qenë kundër transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura dhe gjithmonë ka qenë e gatshme ti përgjigjet çfarëdo iniciative kur është në pyetje Ushtria e Kosovës”, tha Musliu duke iu përgjigjur akuzave se është kundër debatit për FSK-në./Mirjeta Dervishi

Video Player

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz