Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni ka folur para ndeshjes finale të play-offit, ndaj Turqisë.
Ai ishte optimist se do të arrijnë suksesin e shumë pritur, pasi sipas tij grupi është i bashkuar dhe luftojnë për njëri-tjetrin, shkruan IndeksOnline.
Gallapeni komentoi fitoren ndaj Sllovakisë, ndeshjen finale ndaj Turqisë dhe përkrahjen e madhe që po marrin nga tifozët ”Dardanë”.
”Ishte një ndeshje historike për ne, pavarësisht se e kemi ditur se do të jetë e vështirë, mirpo me ndihmën e tifozëve ”Dardanë” gjithçka ishte e mundur, treguam një karakter të fortë dhe dolëm fitimtar.
Normal që është një ndeshje e vështirë, duke marr parasysh kualitetin që ka Turqia, mirpo e kemi vërtetuar edhe më parë se pavarësisht cilsisë së skuadrës kundërshtare ne jemi shumë të bashkuar si grup, luftojmë për njëri tjetrin dhe kjo ka shumë rëndësi.
Normalisht si ndeshjet tjera, ata kanë qenë forca jonë më e madhe kështu që i pres ata në një numër të madh të bëjnë atmosferën siç dijnë ata dhe të dalim fitimtar.”, ka deklaruar Gallapeni./IndeksOnline/