back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeFyerjet e shumta ndaj ambasadorit gjerman, Maliqi: Pasqyrë e kësaj shoqnie, ta...

Fyerjet e shumta ndaj ambasadorit gjerman, Maliqi: Pasqyrë e kësaj shoqnie, ta kujton mendësinë e Serbisë së viteve 80-90

Të ngjajshme

Lëndimi i Lukakut, lajm i rëndë për Napolin

Lajm i keq për Napolin. Rezultatet e testeve të...

“Lidhja për Prishtinën” merr certifikimin pas vendimit të PZAP-it

Iniciativa qytetare “Lidhja për Prishtinën”, e udhëhequr nga Fehmi...

Gjendet pa shenja jete një 46 vjeçar në Obiliq

Një 46 vjeçar është gjetur pa shenja jete në...

Erion Veliaj kërkesë GJKKO për të shpallur të pavlefshme hetimet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar...

Një fushatë masive fyerjesh ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde-s, ka përshkuar rrjetet sociale nga mbështetës të Vetëvendosjes, për çka reagoi studiuesi Agon Maliqi, duke e parë si “pasqyrë të kësaj shoqërie” dhe në ngjashmëri me “mendësinë e Serbisë së viteve 80-80”.

Maliqi shtroi pyetjen vetëevidente se “kush e ka hapur këtë kanaçe me krimba të sovranizmit kriptofashist” referuar liderit të partisë Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Lexoni pak komentet online nga lexuesit e portaleve kundër Rohdes për me e pa në pasqyrë këtë shoqëri. Pyetni pastaj se kush e ka hapur këtë kanaçe me krimba të sovranizmit kriptofashit, që ta kujton me mendësi Serbinë e viteve 80-90, me elitat e SANU dhe “goloruki narod” që e lufton imperializmin perëndimor dhe i dënon ndërhyrjet në punë të brendshme.

Ky është rezultati i Metropolitankave miq, i Koshtunicave tanë, që e urrejnë Serbinë jo pse ka bërë padrejtësi, por sepse duan te jenë vetë ata shtypësit! Vetëbesimi i turmave online është produkt i intelektualëve urbano-pellazgë të provincës dhe të diasporës që duken si demokratë por që, të padenjë e të paaftë për të qenë të suksesshëm përtej kufijve të provincës, notojnë në llumin e tij dhe kërkojnë adhurim prej turmave urrejtëse. Llajk pas llajku, vit pas viti, intelektuali popullist e ka ndërtuar një monstër budallakie të cilën më as vetë s’ka me mujtë me e kontrollu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz