BallinaLajmeFutja e lëndës së edukimit medial në shkolla do të mbronte fëmijët...

Futja e lëndës së edukimit medial në shkolla do të mbronte fëmijët nga shpifjet

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Ekspozimi i fëmijëve ndaj publikimeve të ndryshme të paverifikuara në media, mund të jetë edhe i dëmshëm për ta. E, për këtë problematikë, njohës të çështjeve mediale e shohin si të domosdoshme futjen e Edukimit Medial në arsimin fillor, si lëndë e obligueshme.

Sipas institutit EduMedia, futja e edukimit medial në arsimin fillor, është e domosdoshme ashtu që të parandalojë rrezikun që vjen nga këto publikime.

Sipas Dren Gërgurit nga ky institut, përdorimi i telefonave me teknologji të avancuar dhe shfletimi i materialeve të ndryshme pa njohuri bazike për çështje që ata lexojnë, ndikon për të keq duke mos ua stimuluar atyre mendimin kritik, derisa e zbeh edhe gjykimin e tyre kritik ndaj po të njëjtave mediume.

E ligjëruesja në Fakultetin Filologjik, Lindita Tahiri, thotë se mediat duhet parë si burim kryesor për marrjen e informatës. Sipas saj, futja e Edukimit medial në arsimin fillor, mund të ndihmojë në rritjen e vetëdijesimit për përzgjedhjen burimeve të informacionit.

Mirëpo, ajo thekson se duhet pasur kujdes në trajtimin e kësaj tematike në shkolla.

Ndonëse një çështje e tillë ende nuk ka gjetur përgjigje nga Ministria e Arsimit, ligjëruesit e Fakultetit Filologjik bëjnë thirrje që kjo lëndë të futet në plan-programet shkollore.Koha.Net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz