Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës
dp

Lexo edheShpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”, e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Arb Manaj ka marrë më së shumti vota dhe është shpallur më i miri i vitit.
Manaj ishte një nga lojtarët më kyç të Dritës, në suksesin e arritur përgjatë këtij viti, si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në Evropë.
Me Dritën, Manaj e fitoi titullin e kampionit në maj, teksa po ashtu u kualifikua edhe në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës.

Lexo edheShpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë
Manaj kishte shënuar dhjetë gola në sezonin e kaluar, teksa këtë sezon ka shënuar tre gola deri më tani.
Në Evropë, Manaj ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje.