Furtunë nga era e dëbora, gjenden të vdekur në greminë dy të rinj në Pukë
Dy të rinj janë gjetur të pajetë në zonën e Buzhalës, të njësisë administrative Qelez. Report Tv mëson se viktimat janë Taulant Pjetri 20-vjeç dhe Kristaq Maka 24-vjeç. Ata janë gjetur pa jetë në greminë rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga familjarët në fshatin Buzhalë.
Sipas policisë prej dy ditësh të rinjtë kishin dalë për të gjetur bagëtitë në mal, që u kishin humbur. Si pasojë e motit të keq, Makën dhe Pjetrin i ka marrë era, ndërsa kanë përfunduar në humnerë duke humbur jetën në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin.
Pas marrjes së informacionit policia është nisur për në zonën e lokalizuar nga familjarët për të nxjerrë trupat. Zona malore është e thellë dhe komunikimi mes policisë dhe familjarëve është i pamundur për shkak të mungesës së valëve të telefonit.
Kjo fundjavë risolli acarin dhe dëborën thuajse në të gjithë vendin. Era e fortë, veçanërisht gjatë natës, ka sjellë pasoja, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz. Katër kamionë janë përmbysur në rrugë, tjegullat janë shkëputur nga çatitë.
Lexo edheTragjedia në Shqipëri, era hedh në greminë dy barinjë teksa kullotnin bagëtitë















