Tragjedia në Shqipëri, era hedh në greminë dy barinjë teksa kullotnin bagëtitë
01
Lexo edheLot, gëzim dhe shumë dashuri; djali takon nënën pas 41 vitesh
Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Pukës. Dy të rinj, të cilët kishin shkuar për të kullotur bagëtitë u gjetën të vdekur në zonën e Buzhalës, të njësisë administrative Qelez.
Sipas informacioneve të policisë, si pasojë e motit të keq dy të rinjtë i ka marrë era, ndërsa kanë përfunduar në humnerë duke humbur jetën.
Sipas informacioneve të para raportohet se dy viktimat janë shtetasit Taulant Pjetri 20 vjeç dhe Kristaq Maka 24 vjeç. Mësohet se Kristaq Maka ka shkuar te shoku i tij që po ruante bagëtitë.

Lexo edheLot, gëzim dhe shumë dashuri; djali takon nënën pas 41 vitesh
Fillimisht kanë qenë banorët e zonës dhe familjarë të viktimave që kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes është nisur menjëherë policia dhe banorët e zonës.