BallinaSportFuqia e futbollit: Kosova kërkohet shumëfish më shumë në Google nga Turqia...

Fuqia e futbollit: Kosova kërkohet shumëfish më shumë në Google nga Turqia sesa kur shpallëm Pavarësinë

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Kombëtarja e Kosovës arriti mbrëmë një fitore historike ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Pas këtij triumfi, “Dardanët” do të përballen me Turqinë të martën në finalen vendimtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të përcaktohet skuadra që siguron biletën për në turneun më të madh në botë për shtete.

Fitorja e Kosovës ka zgjuar interesim të madh në Turqi, gjë që dëshmohet nga statistikat e publikuara nga Google Trends.

Google Trend

Madje, sipas kërkimeve në shtatë ditët e fundit, Kosova renditet në mesin e dy temave më të kërkuara në Google në Turqi.

I njëjti trend është vërejtur edhe në Sllovaki, ndonëse jo në të njëjtën shkallë si në Turqi, por që mbetet i konsiderueshëm duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vend që nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Google Trend

Kjo rritje e interesimit tregon se futbolli nuk është thjesht një lojë, por një forcë që bashkon njerëzit, zgjon kureshtje ndërkombëtare dhe tejkalon kufijtë, duke e kthyer edhe një vend të vogël në qendër të vëmendjes globale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz