Fuqia e armëve dhe veçoritë e makinave të reja që erdhën nga Amerika për ushtrinë e Kosovës

Automjeti ushtarak Humvee, u krijua në vitin 1979 ndërsa filloi të përdorej në vitin 1984.
High Mobility Multi- purpose Wheeled Vahicle (HMMËV e cila shqiptohet Humvee), përdoret nga ushtritë në disa vende në botë.
Gjatë ditës së sotme Forcës së Sigurisë së Kosovës, i janë dhuruar tre automjete Humve ndërsa 51 të tjerë do të blihen.
Humvee, peshon rreth 11 ton ndërsa u ndërtua për të zëvendësuar automjetin M-151, xhipat të cilat janë përdorur në luftën në Vietnam.
HMMWV ishte projektuar kryesisht për transportin e personelit në luftëra dhe të mallrave të lehta prapa vijave të para.
Humvee ka një motor të fortë, shtresën autoblindë e cila mund të largohet nëse nuk ka rrezik në mjedise të ndryshme operative.
Ai është i mbyllur i gjithi por ka edhe dritaret e emergjencës e cila mund të hiqet dhe trupat brenda mund të dalin në rast rrokulliste apo dere të bllokuar.
Lexo edhePas taksës 100 për qind, Qeveria shton edhe tri masa të reja për Serbinë
Janë të paktën 15 lloje të ndryshme të Humvee-s të cilat janë përdorur nga ushtritë amerikane.
Ato shërbejnë për transportim mallrash, platforma automatike të armëve, raketave, mund të përdoren për strehim.
Humvee 4×4, është e mbyllur me një kabinë metalike, është e ndërtuar nga alumini i lehtë e cila i reziston ndryshkut.
Lloji i motorëve të Humvees është benzinë dhe diezel.
Po ashtu kësaj veture mund ti montohen armë si mitraloz e deri në raketahedhës të lehtë.














