BallinaLajmePas taksës 100 për qind, Qeveria shton edhe tri masa të reja...

Pas taksës 100 për qind, Qeveria shton edhe tri masa të reja për Serbinë

Të ngjajshme

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë...

Presidenca ndryshon emrin e faqes në Facebook, stafi i ish-Presidentes Osmani jep sqarim

Pas lajmit se u.d. presidentja Albulena Haxhiu bëri ndryshimin...

Thashetheme për shtrimin e Trumpit në spital, reagon Shtëpia e Bardhë

A është dërguar me të vërtetë Donald Trump në...

Bedri Hamza uron qytetarët e besimit të krishterë: Gëzuar Pashkët me paqe dhe harmoni

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ka informacione që Kosova po përgatitë edhe tri masa të reja ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë mirëpo shteti serb kësaj here do të kundërpërgjigjet.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se do merren masa të reja pa i specifikuar ato.

Arifi ka theksuar se këto masa janë pjesë e një strategjie.

“Nuk mund t’i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë më tutje që Kosova të trajtohet nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.

Sipas Arifit, tash e tutje Kosova do ta mbroj veten dhe nuk do të lejojë që politikat të jenë vetëm të njëanshme.

Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz