Fundoset barka më nxënës, 23 të vdekur
03

Lexo edheApeli i rojeve të plazhit: Prindër, lini celularët mënjanë kur fëmijët lahen

Njëzet e tre persona humbën jetën pasi një barkë u fundos në mes të lumit Nil në Sudanin verior, njoftoi agjencia zyrtare sudaneze e lajmeve (SUNA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Barka me mbi 40 nxënës që po lundronte mbi lum në rajonin Buhejra të shtetit të Lumit Nil (Nahr an Nil) është fundosur si pasojë e një defekti të motorit që është shkaktuar nga reshjet dhe erërat intensive që kanë përfshirë rajonin.
Gjatë incidentit jetën kanë humbur gjithsej 23 persona, prej të cilëve 22 nxënës dhe një grua.

Lexo edheApeli i rojeve të plazhit: Prindër, lini celularët mënjanë kur fëmijët lahen
Njësitet e mbrojtjes civile kanë theksuar se aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.
Shkollat në Sudan sot kanë ndërprerë punën për shkak të reshjeve intensive që kanë përfshirë vendin nga 22 qershori.