back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëApeli i rojeve të plazhit: Prindër, lini celularët mënjanë kur fëmijët lahen

Apeli i rojeve të plazhit: Prindër, lini celularët mënjanë kur fëmijët lahen

Të ngjajshme

Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, nisin hetimet

Një paciente e repartit të të sëmurëve kronik psikiatrik...

Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate ka bërë debutimin...
- Advertisement -

Rojet gjermanë të plazhit kanë lëshuar një paralajmërim, pasi sipas tyre një numër në rritje fëmijësh janë mbytur këtë verë, e kjo për shkak të fiksimit të prindërve të tyre me telefonat celularë.

Më shumë se 300 persona janë mbytur në Gjermani këtë vit, e kanë qenë të pakta ditët gjatë valës aktuale të të nxehtit, që nuk është shënuar një i mbytur në det.

Shoqata gjermane e Rojeve Bregdetare, më e madhja e llojit të saj në botë pasi ka rreth 40 mijë roje vullnetare në plazhet gjermane, liqenet dhe brigjet, ka bërë një lidhje të drejtpërdrejtë mes përfshirjes së fëmijëve në situata të vështira në ujë dhe prindërve që janë të përqëndruar më shumë se ç’duhet te telefonat e tyre celularë, sesa për t’u kujdesur për ta.

“Për prindërit apo gjyshërit ne kemi një këshillë. Kur fëmijët apo nipërit e mbesat tuaja janë në ujë, lërini mënjanë telefonët”, tha një zëdhënës i shoqatës.

Por, shoqata ka fajësuar edhe sistemin shkollor, që nuk e ka përfshirë mësimin e detyrueshëm të notit në kurrikulën e tij, madje që në moshë të hershme. Vetëm javën e shkuar, të mbyturit në plazhet gjermane kanë dominuar në lajmet kryesore, përfshirë atë të një shtatëvjeçari, që u mbyt në një pishinë në qytetin bavarez të Marktredvitzit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz