back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeFundjava përvëluese në Kosovë

Fundjava përvëluese në Kosovë

Të ngjajshme

Rubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose serbët

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në...

PS mbledh grupin parlamentar, ja si ndahen deputetët në komisione

Pas formimit të qeverisë Rama 4, Partia Socialiste mbajti...

Sara i bën kërkesën interesante Bardhit

Sara Gjordeni ka ndarë së fundmi një moment interesant...

Një valë e të nxehtit nga Afrika veriore pritet të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Por ky mot i nxehtë nuk pritet të zgjasë shumë, sepse nga Atlantiku verior fusha të presionit të ulët me masa të ftohta ajrore, do të depërtojnë në fillim të javës mbi vend, që do të sjellin sërish mot të freskët dhe me të reshura shiu.

21.07-22.07 – Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

23.07 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite vranësirat do të shtohen, e priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, që vende-vende do të jenë më intensive. Pasdite mundësi edhe për bubullima.

25.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe me shi. Pasdite priten edhe të shtrëngata të shpërndara me shi.

Në fundjavë temperaturat do të shënojnë ndjeshëm rritje mbi vlera mesatare, ndërsa në fillim të javës do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 31C deri në 33C, e ditën e martë do të zbresin deri në 22C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga perëndimi-jugperëndimi 4-13m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres nën vlera normale./Telegrafi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz