Forca e Sigurisë së Kosovës nesër do të shndërrohet në Forcë të Armatosur.
Më në fund, pas afro 10 vjet pavarësi, Kosova do të bëhet me ushtri.
Një ditë para këtij akti historik, FSK ka prezantuar artilerinë e saj në rrugët e kryeqytetit.
Në videot që lexuesi i Gazetës Blic, A.Gashi i ka dërguar në redaksi, shihen Forcat e Sigurisë teksa parakalojnë rrugëve të Prishtinës.
Shihni videot më poshtë.Video Player00:0000:15
Video Player
Video Player00:0000:10
Procesi i zgjatur për marrjen e vendimit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përfundon nesër. Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë ku do të votohet pako me tre projektligjet që e fusin FSK-në në rrugën e transformimit në ushtri. Të gjitha partitë janë deklaruar se do të mbështesin transformimin, përveç deputetëve të Listës Serbe.
Kuvendi i Kosovës pritet ta votojë në lexim të dytë, e që është edhe përfundimtare, për transformimin e FSK-së në ushtri.
Kështu, FSK-së t’i ndryshohet mandati, por, nuk do të quhet ushtri, por Forcë e Armatosur.