FSK shton radhët e saj në 8 mijë ushtarë

Forca e Sigurisë së Kosovës, pritet të rekrutojë 5000 pjesëtarë aktiv dhe 3000 tjerë si pjesë e forcës rezervë, ka thënë për Indeksonline komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama.
Ky ndryshim në strukturën e FSK-së pritet të ndodhë pas transformimit të saj në Forcat e Armatosura të Kosovës, proces i cili pritet të nis gjatë vitit 2017.
“Sa i përket kompetencave të Forcave të Armatosura të Kosovës, procesi i rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë ishte një proces dy vjeçar, ku është analizuar i gjithë sektori i sigurisë së Kosovës. Gjatë këtij procesi janë identifikuar rreziqet dhe kërcënimet, kapacitetet e tanishme dhe nevojat për të ardhmen që i duhen Kosovës për tu përballur më këto kërcënime dhe rreziqe. Si rezultat i kësaj analize ka dal që FSK, të evuloj në Forca të Armatosura të Kosovës, ku do të ketë 5000 pjesëtarë aktiv dhe 3000 rezervë”, ka thënë Gjeneral Rama.
Lexo edheKëto janë vendet që nesër përballen me reduktime të energjisë elektrike














