BallinaLajmeFshati në Kosovë ku jeton vetëm një banor

Fshati në Kosovë ku jeton vetëm një banor

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Shala e Bajgorës shquhet për numër të madh të fshatrave, të cilat shtrihen në një teren malor dhe që kanë bukuri përrallore. Një ndër këto fshatra është edhe Kutllovci në Kosovë, i cili sot pothuajse është i pashkelur.

40 shtëpi sa kishte dikur, sot kanë mbetur vetëm muret e zbrazura dhe bukuritë e natyrës, të cilat kanë mbet të pikturuara si në letër, pa i shkelur njeri. Isuf Abazi është banori i vetëm i cili kthehet në këtë fshat për t’i kullotur 300 dhi.

“Janë afër 300 krerë. Zgjohem në ora 6:00 dhe i mjelim e dërgojmë qumështin në baxho. Ndërrohemi më vëllain kohë pas kohe. E kemi biznes familjar”, -shprehet Isuf Abazi për RTV Dukagjinin.

Të ngjitësh përgjatë bregoreve e vetmja gjë që dëgjon është tingulli i flladit të lehtë dhe cicërimat e zogjve që kishin mbuluar fshatin e braktisur.

Përveç pamjes përrallore, nga ky fshat shihet e pothuajse e tërë Mitrovica. Isuf Abazi thotë si dikur në këtë fshat kishte plotë gjallëri, por pas lufte fshati u braktis.

“Kemi jetuar deri në luftë. Kemi qenë rreth 40 shtëpi. Ne jemi marrë me bujqësi ndërsa prindi ka punuar në Trepçë, por pas lufte jemi shpërngulë”, deklaroi Abazi./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz