back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeFryrja e listave të veteranëve: Ushtarët kundërshtojnë komandantin

Fryrja e listave të veteranëve: Ushtarët kundërshtojnë komandantin

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Iu bashkua luftës për lirinë e Kosovës kur kishte vetëm 15-vjet. Lufta ia mori dy vëllezërit, kurse Adnan Krasniqi u plagos.

Ajo çka iu mvesh luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas tij nuk është realitet i asaj se çka në të vërtetë kishte ndodhur.

Ish-luftëtari i UCK-së, vendosi të zbulojë në Pressing se ata me të cilët dikur kishte luftuar, i kishin kërkuar të ju ndihmojë që t’i fryjnë listat.

Disa prej tyre që sipas Cipit shihnin UÇK-në si pronë, kishin bërë edhe civilët dëshmorë.

I gatshëm që të dëshmojë edhe në Prokurori për personat që kanë blerë statusin me para, thotë se të tillë njeh më shumë se 100.

E këto deklarata të guximshme të personit që dikur ishte ushtar në zonën e Dukagjinit, janë vënë nën llupën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Intervista e dhënë në Pressing është duke u analizuar nga kjo prokurori që të merren masat e nevojshme.

Përderisa komandanti i zonës në të cilën ka luftuar Krasniqi thotë se janë gati 60 mijë veteranë, të pakënaqur nga kjo pjesë ka shumë.

Për FRONTAL, ai që dikur luftonte krahas Ramush Haradinaj thotë se është poshtëruese çka po ndodh me këto lista.

Fajin për këtë, sipas tij, e kanë ata persona që iu dhanë mundësinë që të marrin statusin e veteranit.

Ai që emrin e tij e ka në listë të mashtruese, kërkon që lista të pastrohet.

Përderisa deklaron se nuk ka shifra aq të mëdha për të cilat janë folur, zgjidhja e vetme edhe për të ka mbetur padia.

Zona Operative e Dukagjinit, kryeson listën me veteranë që janë shtuar kundërligjshëm – 7949 prej tyre, sipas aktakuzës që ka ngritur Prokuroria Speciale janë veteranë të rrejshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz