“Sot humba një vëlla” – fjalët rrëqethëse të kolegut për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut
dp

Lexo edheGraishta për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Do të jetosh gjatë në zemrat tona

Një reagim emocional ka ardhur edhe nga Arlind Limaj, i cili tha se me Kryeziun nuk humbi vetëm një koleg, por një person që e konsideronte si vëlla.
“Nuk humba vetëm një koleg, unë sot humba një vëlla timin që ndanim 8 orë së bashku, bisedonim për të kaluarën e bënim plane për të ardhmen”, ka shkruar Limaj.
Ai e kujtoi Kryeziun edhe për përkushtimin e tij ndaj Kosovës dhe shërbimin në Policinë e Kosovës.
“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte dhe i shërbeve me krenari deri në frymën tënde të fundit! Lamtumirë vëlla, Altin Kryeziu!”, përfundoi ai.

Lexo edheGraishta për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Do të jetosh gjatë në zemrat tona
Altin Kryeziu ndërroi jetë pasi për disa ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident gjatë kryerjes së detyrës.