back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaSportFrosinone bie nga liga, Ajeti ka oferta nga Seria A

Frosinone bie nga liga, Ajeti ka oferta nga Seria A

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Arlind Ajeti mund të mbetet në Serin A, pavarësisht se skuadra e tij aktuale, Frosinone nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit italian.

Për 22-vjecarin e kombëtares shqiptare interesohet Torino, që kërkon një qendërmbrojtës të ri dhe cilësor dhe që jep garanci për të ardhmen.

Për të siguruar kartonin e Ajetit, drejtuedit e Torinos do t’i ofrojnë Frosinonës mbrojtësin ukrainas Vasyl Pryyma, që këtë sezon është aktivizuar po te Frosinone në formën e huazimit në pjesën e dytë të sezonit.

Të dy kishim kontratë për një vit me të drejtën e riniovimit, shqiptari me Frosinonen dhe ukrainasi me Torinon, që do të thotë se një shkëmbim i mundshëm mes tyre, është mëse i pranueshëm, me klubin lacial që gjtihsesi nuk do të hiqte dorë plotësisht nga kartoni i Ajetit.

Arlind Ajeti që kur mbërriti në Serinë A në muajin nëntor, u shndërrua në titullar i padiskutueshëm në radhët e Frosinonës, ku ka luajtur në 16 ndeshje, për një total prej 1218 minutash. Në rast se skuadra e Stellones do të mbijetonte, kontrata e Ajetit do të rinovohej automatikisht për dy sezonet e ardhshme.

Përcaktues për të ardhmen e qendërmrojtësit shqiptare pritet të jetë dhe aktivizimi i tij në finalet e Europianit. Në rast se Shqipëria do të ketë një ecuri pozitive, sigurisht që edhe kuotat e lojtarëve të kombëtares në tregun e futbollistëve do të rriteshin ndjeshëm.

- Advertisement -

Të Fundit