Llorente lavdëron blerjen e re të Interit
BILLI

Lexo edheKonfigurohen vazot, Skënderbeu i 12-ti në grupin elitar!

Sulmuesi i Sevillas, Fernando Llorente, ka thënë se Interi ka blerë një lojtar të madh si Ever Banega.
Argjentinasi ka nënshkruar parakontratë me Interin dhe pritet të bashkohet me skuadrën gjatë verës.
Ish sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente ka thënë se Banega e ka pyetur për jetën në Itali dhe futbollin së Serie A.
“Kemi biseduar për Serien A”, ka thënë Llorente për Gazzetta dello Sport.

Lexo edheKonfigurohen vazot, Skënderbeu i 12-ti në grupin elitar!
“Është normale që të pyesësh për kampionatin që do të luash në të ardhmen”.
“Është një lojtar i jashtëzakonshëm që di të bëjë diferencën. Jam i sigurt që do ta ndihmojë shumë Interin”.
“Ai është një lojtar fenomen”, ka thënë Llorente. /Telegrafi/