Frikë nga rikthimi i pandemisë, në Korenë e Jugut rimbyllen 200 shkolla, Brazili tjetër rekord me të infektuar
BILLI

Lexo edheSenatori amerikan e përshkruan Grenellin si operator partizan dhe besnik të Trumpit me përvojë zero

Ndërkohë, situata vijon të jetë shqetësuese edhe në Brazil ku një ditë më parë u raportua për 26.417 raste të reja me coronavirus.
Edhe Autoritetet e Moskës kanë dyfishuar numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid-19 për muajin prill. Drejtori rajonal i OBSH për Evropën, dr. Hans Kluge shprehet se është e pashmangshme një valë e dytë e virusit dhe një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet.
Ai shton se është normale që shtetet t’i rikthehen jetës, por duhet të kihen parasysh të dhënat epidemiologjike dhe t’i kushtohet rëndësi tri elementëve; higjienës respiratore, distancës fizike dhe larjes së duarve.

Lexo edheSenatori amerikan e përshkruan Grenellin si operator partizan dhe besnik të Trumpit me përvojë zero
Sipas të dhënave më të fundit nga universiteti ‘John Hopkins’ në nivel global rreth 6 milionë njerëz janë të infektuar me coronavirus, ndërsa mbi 359.000 persona kanë humbur jetën.