BallinaLajmeFranca dhe Gjermania kërkojnë që të shtyhet votimi i nesërm për rrëzimin...

Franca dhe Gjermania kërkojnë që të shtyhet votimi i nesërm për rrëzimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar në mbrëmjen e së martës që të shtyhet votimi i nesërm në Kuvendin e Kosovës për rrëzimin e qeverisë.

Ministria e Jashtme gjermane dhe Ministria e Jashtme franceze kanë bërë thirrje, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të paktën të shtyhet.

“Franca dhe Gjermania janë të shqetësuara për situatën politike në Kosovë, në një kohë kur uniteti politik është i nevojshëm për të përballuar krizën me COVID-19”, thuhet në deklaratë.

“Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me krizën. Prandaj, ne bëjmë thirrje që votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë të rishqyrtohet apo të shtyhet”, thekson deklarata.

“Ne kujtojmë mbështetjen tonë për prioritetet e Qeverisë kosovare, si luftimi i korrupsionit dhe mbështetja e zhvillimit socio-ekonomik. Ne qëndrojmë të gatshëm për të rritur mbështetjen tonë konkrete për Kosovën në këto fusha”, thuhet më tej në deklaratën e dy ministrive.

“Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne presim që të dyja palët t’i ndërmarrin masat e nevojshme për t’i hequr pengesat ndaj vazhdimit të dialogut”, vijon deklarata.

Gjermania dhe Franca kanë përshëndetur vendimin e Kurtit për heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

“Ne e mirëpresim synimin e kryeministrit Kurti për të rifilluar dialogun me Serbinë, dhe për t’i përfshirë të gjithë aktorët, në mënyrë që Kosova të flasë me një zë. Vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës më 20 mars, për të hequr tarifën prej 100 për qind ndaj lëndës së parë, është një hap i parë i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Ne presim që tarifat do të hiqen plotësisht nga 1 prilli, dhe presim që edhe Serbia të veprojë”, thuhet në deklaratë.

“Kur kushtet të plotësohen për vazhdimin e dialogut, dhe kur të kapërcehet kriza me COVID-19, presidenti Macron dhe kancelarja Merkel planifikojnë të organizojnë një samit në Paris, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e të dy palëve dhe Përfaqësuesi i Lartë, Borrell”, thekson deklarata.

“Mosmarrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çështje evropiane e sigurisë, prandaj Bashkimi Evropian do të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet lehtësuese, sapo të dyja palët të pajtohen për rifillimin e bisedimeve mes tyre. Do të ndiqet edhe koordinimi me partnerët tanë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara”, vlerësojnë Gjermania dhe Franca.

“Objektivi i dialogut duhet të mbetet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëpërmjet një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht obliguese. Arritja e këtij objektivi është kusht për të dyja palët për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, përfundon deklarata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz