BallinaBotëFotoja e tyre përloti gjithë botën, Italia ofron mbështetje për babain sirian...

Fotoja e tyre përloti gjithë botën, Italia ofron mbështetje për babain sirian dhe djalin e tij

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Një imazh që ndryshon jetën. Munzir al-Nazzal dhe Mustafa ishin protagonistët e fotos që fitoi Siena Photo Aëards dhe më pas bëri xhiron e rrjeteve sociale. Çarmatosëse në atë foto ishte lumturia mes babait dhe djalit që përjetoi dramën e luftës në Siri. Një baba i gjymtuar në këmbën e djathtë dhe djali i tij, kaq i vogël, pa asnjë gjymtyrë.

Mirëpo, ata lot nuk kanë qenë të kotë para asaj fotoje. Madje, menjëherë pas përhapjes së saj në rrjetet sociale, mbledhja e fondeve ka nisur për të blerë proteza për Mustafain e vogël.Mes vendeve të ndryshme, një protagonist aktiv është Italia, pasi po lëviz për të ofruar kujdes dhe mikpritje.

Ka qenë klubi i Lazios ai që ka ofruar ndihmë dhe është treguar i disponueshëm. Nicola Zingaretti ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me anë të një postimi në Twitter.

Lexo edhe:  Një Balena Blu është sa madhësia dhe pesha e një Boeing 737, por a e dini se sa ha në ditë ajo?

“Sistemi shëndetësor i Lazios është i disponueshëm për të mirëpritur dhe për t’u kujdesur për fëmijën sirian për t’i garantuar atij kujdes dhe një jetë më të mirë”, shkruan Zingaretti.

Mbështetje e fortë vjen edhe nga Quirinale e cila në një shënim shkruan:

“Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese ka mandatuar kreun e Departamentit të Emigracionit që të studiojë një zgjidhje për të sjellë Mustafën dhe familjen e tij në vendin tonë”.

Së fundi, bashkëpunimi mbështetet edhe nga Farnesina, e cila së bashku me Ambasadën e Instabulit po interesohet për rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz