back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeFlet Lutfi Haziri: Kjo është arsyeja e takimit me Dardan Molliqajn

Flet Lutfi Haziri: Kjo është arsyeja e takimit me Dardan Molliqajn

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka mohuar takimin e tij të sotëm me sekretarin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqajn.

Haziri ka mohuar kategorikisht se është diskutuar për ndonjë koalicion të dy partive. Ka thënë se ka qenë takim i rastësishëm.

”Jo more sen s’ka pas”, ka deklaruar fillimisht Haziri për Insajderin.

“Ka qenë takim i rastësishëm”, është arsyetuar më pas Haziri në një bisedë të shkurt telefonike.

Që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të gjitha partitë parlamentare kanë mbështetur zgjedhjet e jashtëzakonshme, ndërsa nuk kanë hezituar të deklarohen edhe për koalicione parazgjedhore.

Raporti mes LDK-së dhe PSD-së ka qenë mjaftë thumbues që nga koha 12 deputetët e VV-së kaluan në PSD dhe krijuan grupin e ri parlamentar në kuvend.

LDK kishte thumbuar vazhdimisht PSD-në se kjo parti po e mbanë Ramush Haradinaj në qeverisje, përkundër që deputetët e kësaj partie kishin dhënë nënshkrimet për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz