Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu ka deklaruar se nuk është në dijeni në lidhje me ndarjen e ‘Vetëvendosjes’ dhe ende nuk I di saktësisht arsyet se pse kjo ka ndodhur.
Ai në emisionin ‘Rubikon’ ka thënë se ka pasur përpjekje që të mos ketë ndarje por që kjo nuk ka rezultuar me sukses, shkruan Zëri.info.
“Ka pas përpjekje që mos te ketë ndarje, nuk ka rezultuar me sukses. Tash ecim përpara kështu. Arsyet e vërteta të ndarjes ende nuk i di saktësisht, nuk kam idenë e plotë se pse ka ardhur puna deri këtu. Nuk kemi ndonjë arsye të vërtetë që ka të bëjë, arsyeja e vërtetë nuk është thënë. E pa sinqertë ka qenë mënyra e artikulimit, të shohim se çfarë do të thonë, nga do të shkojë grupi me të cilin kemi qenë bashkë, po ashtu cilat janë shkaqet e ndarjes”, ka thënë Aliu./ZËRI