back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeFlet kryeshefi i ri i Ujësjellësit të Prishtinës: Nuk jam pjesë e...

Flet kryeshefi i ri i Ujësjellësit të Prishtinës: Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes dhe asnjë partie tjetër!

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Por Kurti menjëherë pas këtij vendimi, ka emëruar u.d të kryeshefit, Sokol Xhafën, i cili më parë ka qenë në detyrën e drejtorit teknik në këtë ndërmarrje.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.

“Po Sokol Xhafa tashmë është emëruar u.d kryeshef i ujësjellësit të Prishtinës”, tha Mjeku për GazetaBlic.

Por në disa medie u tha se Sokol Xhafa është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por kjo sipas vetë Xhafës nuk është aspask e vërtetë.

Ai tha për GazetaBlic, se nuk ka qenë kurrë pjesë e asnjë partie dhe nuk do të jetë kurrë.

“Ato janë të pavërteta, unë nuk kam qenë kurrë pjesë e asnjë partie e nuk do të jem kurrë, ai imazh që është shpërndarë, kam qenë në një tryezë pune, pasi unë kam qenë drejtor teknik i Ujësjellësit të Prishtinës, të gjitha këto që po fliten janë të pavërteta”, tha Xhafa për GazetaBlic.

Të Fundit

Sport

ShowBiz