BallinaLajmeFlet familja e gruas që u ther 11 herë me thikë nga...

Flet familja e gruas që u ther 11 herë me thikë nga burri – dalin pamjet e viktimës

Të ngjajshme

Dyshohet se e ngacmonte vazhdimisht një grua, arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë,...

Sot xhiroja e radhës në Superligë

Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superliga e Kosovës,...

Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj: Doli nuk shtëpia e nuk u kthye më

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren. Policia njofton...

Arsenal armësh dhe uniformë ushtarake zbulohen në një objekt të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

Gjendja e 36 vjeçares, Qendresa Barani, e therur dy ditë më parë nga burri i saj, është stabile, ani se i ka 11 plagë në trup.

Ajo po qëndron e shtrirë në Kirurgjinë Plastike në QKUK, derisa të dyshuarit, Fisnik Rama i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Familjarët e viktimës së sulmit, i thanë Klan Kosovës se e tëra ndodhi mëngjesin e hershëm të së martës, derisa ajo ishte në dhomë më dy fëmijët e saj 8 dhe 5 vjeç.

Sipas tyre, Qendresa e dinte se bëhet fjalë për burrin e saj, meqenëse i njëjti e kishte sulmuar edhe më herët, për çka për njërin nga rastet e paraqitura, ai ishte dënuar me 12 muaj burgim me kusht.

Incidentin e dhunshëm e konfirmoi dy ditë më parë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Ndërkohë, Komuna e Mitrovicës, vendosi këtë të premte që sulmuesin ta suspendojë nga puna e arsimtarit të artit figurativ. Njëjtë mësimdhënëse është edhe viktima.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz