Një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet kosovare është arrestuar në Kroaci dhe më pas është ekstraduar në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ekstradimi i të dyshuarit është realizuar pas mesnatës së të shtunës.
Policia ka bërë të ditur se, pas kthimit në Kosovë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Lajmi.net/
- Advertisement -