Flet babai i Elez Blakajt: E kam idol Ramush Haradinaj, por të mos ma shajë djalin
BILLI

Lexo edheRamushi nuk zgjedh vend për gjumë: Fle si qengj në kraharorin e Hashim Thaçit (FOTO)

Kryeministri i kishte quajtur “hajn të pulave”, ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ka lënë gati aktakuzën për fryrjen e listave të veteranëve dhe ka shkuar në SHBA pas dorëheqjes. E babai i ish-prokurorit thotë se e admiron kryeministrin, por që ka disa fjalë për ofendimet që ia bëri djalit të tij.
“Unë zotin Haradinaj e kam idol. Më pëlqen, E kam votuar me gjithë qenien. Por, nuk ka nevojë që ta ofendoj djalin”, ka thënë Blakaj për Frontal.
Babai i ish-prokurorit nuk ka hezituar të flas për bindjet e tij politike, ndërsa ka treguar edhe pse ka aplikuar për marrjen e statusit të veteranit. /Express/

Lexo edheRamushi nuk zgjedh vend për gjumë: Fle si qengj në kraharorin e Hashim Thaçit (FOTO)