Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas betimit ju ka drejtuar të pranishmëve me këtë fjalë rasti:
Të nderuar asambleistë komunal të Drenasit, të ndëruar mysafir, zonja e zotërinj, sot para jush shpreh falënderim të sinqertë rreth angazhimit tuaj që zgjedhjet e jashtëzakonshme të jenë shëmbull jo vetëm për vendin ton.
Falënderim i veçantë për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kontribuan në procesin zgjedhor të jetë shëmbullor, falënderoj qytetarët e Drenasit për kulturën demokratike dhe daljen në zgjedhje, mësuesit, arsimatarët, mjekët, punëtorët dhe të gjithë veprimtarët e Partisë Demokratike të Kosovës që me durimin shpjeguan, bashkëbiseduan dhe informuan qytetarët tanë, për projektin tonë për Drenasin me perspektivë dhe zhvillim ekonomik.
Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ministrat dhe drejtuesit e degëve të PDK-së, në veçanti angazhimin e jashtëzakonshëm, por edhe besimin e kryetarit Kadri Veseli ndaj meje, ndaj kryesisë së degës dhe shtabit zgjedhor. Sot, unë edhe para jush zotohem se do të realizoj premtimet e dhëna gjatë fushatës, së pari duke finalizuar projektet e filluara dhe zbatimin e prioriteteve të votuara këtu, premtimet e mia kanë qenë dhe kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve, mirëqenien dhe përspektivën e qytetarëve të Drenasit, për këtë më keni dhënë besimin dhe për këtë zotohem se do të punojë 24 orë, duke arsyetuar besimin tuaj, duke qenë besnik i Juaji që tejkalon mandatin tim.
Sot, unë shpreh dhe ritheksoj përkushtimin tim që nga dita e parë do të filloj të realizoj projektet e Komunës, por edhe projektet e miratuara nga niveli qendror, që tejkalojnë optimizmin tim të deklaruar në fushatë.
Sot e rikonfirmoj para jush se racionalizimi, kursimi dhe ekonomizimi i drejt i buxhetit do të jenë baza e punës sime ditore.
Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë parimi i punës sime, ndërsa respektimi dhe zbatimi i ligjit do të jenë detyrim yni i përbashkët. Disiplina dhe respektimi i kontratave të punës dhe kontratave të palët e treta në Konunë, janë hap që do të fuqizoj besimin e qytetarëve, ndaj kërkoj nga ju bashkëpunim dhe përvjelje mëngjësh për çdo çështje që ngritet këtu.
Qytetari pret nga ne më shumë punë të mira, pret shumë ma të mira, pret ma shumë begati dhe kushte për punë e perspektivë për çdo qytetarë. Këtë ne dimë ta bëjmë sepse kemi ditë të bëjmë më të mirën për të ardhmen e vendit tonë, për të ardhmen e qytetarëve tonë.
Optimizmi ynë, do të rritet çdo ditë, për ta bërë Drenasin shembull, për të jetuar në të dhe për të pasur perpektivë për të gjithë. Për këtë qëllim, mua dhe juve, na pret punë e madhe, zoti na ndihmoftë për këto punë të mira. Ju faleminderit”, ka qënë fjala e kryetarit Lladrovci./Drenicapress.info/