back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci betohet si kryetari i Komunës së Drenasit

Ramiz Lladrovci betohet si kryetari i Komunës së Drenasit

Të ngjajshme

KQZ-ja tregon si duhet të votoni në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar për qytetarët se...

Arrestohet një tifoz spanjoll për shkak të fyerjeve raciste ndaj Mbappes

Një tifozë spanjoll është arrestuar pas fyrejeve raciste ndaj...

SHBA-ja sanksionon ish-zyrtarë të Malit të Zi

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në...

Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga...

Në një seancë solemne të thirrur nga Kuvendi i Komunës së Drenasit dhe ne praninë e anëtarëve të Kuvendit, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, punëtorë të administratës komunale, shumë qytetarë të pranishëm dhe media, ka dhënë betimin kryetari i dalur nga zgjedhjet e dhjetorit të këtij viti, z. Ramiz Lladrovci.

 

Mbledhjen e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Naim Bazaj, ndërsa të pranishëm për mbarvajtjen e seancës solemne ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Pas fjalës përshëndetëse të kryesuesit Bazaj, z. Lladrovci ka dhënë betimin.

“Unë Ramiz Lladrovci, betohem se do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i Komunës së Drenasit me nder e besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe pajtim me Ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë për të gjithë”, ka qenë betimi i z. Lladrovcit.

Më pas, përfaqësuesi i MAPL-së, z. Driton Xhafa, ka vlerësuar se procesi i zgjedhjeve ka qenë demokratik dhe ka uruar kryetarin Lladrovci për mandatin e ri. Pas marrjes së betimit, kryetari Lladrovci ju ka drejtuar të pranishmëve me këtë fjalë rasti;

“Të nderuar asambleistë komunal të Drenasit, të ndëruar musafir, zonja e zotërinj, sot para jush shpreh falënderim të sinqertë rreth angazhimit tuaj që zgjedhjet e jashtëzakonshme të jenë shëmbull jo vetëm për vendin ton. Falënderim i veçantë për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kontribuan në procesin zgjedhor të jetë shëmbullor, falënderoj qytetarët e Drenasit për kulturën demokratike dhe daljen në zgjedhje, mësuesit, arsimatarët, mjekët, punëtorët dhe të gjithë veprimtarët e Partisë Demokratike të Kosovës që me durimin shpjeguan, bashkëbiseduan dhe informuan qytetarët tanë, për projektin tonë për Drenasin me perspektivë dhe zhvillim ekonomik. Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ministrat dhe drejtuesit e degëve të PDK-së, në veçanti angazhimin e jashtëzakonshëm, por edhe besimin e kryetarit Kadri Veseli ndaj meje, ndaj kryesisë së degës dhe shtabit zgjedhor. Sot, unë edhe para jush zotohem se do të realizoj premtimet e dhëna gjatë fushatës, së pari duke finalizuar projektet e filluara dhe zbatimin e prioriteteve të votuara këtu, premtimet e mia kanë qenë dhe kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve, mirëqenien dhe përspektivën e qytetarëve të Drenasit, për këtë më keni dhënë besimin dhe për këtë zotohem se do të punojë 24 orë, duke arsyetuar besimin tuaj, duke qenë besnik i Juaji që tejkalon mandatin tim. Sot, unë shpreh dhe ritheksoj përkushtimin tim që nga dita e parë do të filloj të realizoj projektet e Komunës, por edhe projektet e miratuara nga niveli qendror, që tejkalojnë optimizmin tim të deklaruar në fushatë. Sot e rikonfirmoj para jush se racionalizimi, kursimi dhe ekonomizimi i drejt i buxhetit do të jenë baza e punës sime ditore. Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë parimi i punës sime, ndërsa respektimi dhe zbatimi i ligjit do të jenë detyrim yni i përbashkët. Disiplina dhe respektimi i kontratave të punës dhe kontratave të palët e treta në Konunë, janë hap që do të fuqizoj besimin e qytetarëve, ndaj kërkoj nga ju bashkëpunim dhe përvjelje mëngjësh për çdo çështje që ngritet këtu.Qytetari pret nga ne më shumë punë të mira, pret shumë ma të mira, pret ma shumë begati dhe kushte për punë e perspektivë për çdo qytetarë. Këtë ne dimë ta bëjmë sepse kemi ditë të bëjmë më të mirën për të ardhmen e vendit tonë, për të ardhmen e qytetarëve tonë. Optimizmi ynë, do të rritet çdo ditë, për ta bërë Drenasin shembull, për të jetuar në të dhe për të pasur perpektivë për të gjithë. Për këtë qëllim, mua dhe juve, na pret punë e madhe, zoti na ndihmoftë për këto punë të mira. Ju faleminderit”, ka qënë fjala e kryetarit Lladrovci.

Kryetari Lladrovci, pas seancës solemne të dhënies se betimit, ka bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz, pranë varrit të Adem Jasharit, në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Polac dhe të varri i Herorit Rasim Kiçina, dhe më pasë ka pritur në zyre përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve më ç’rast ka shtruar një koktej rasti dhe u ka dhuruar dhurata për festën e vitit të ri.

Displaying 3.JPG

Displaying 7.JPG

Displaying 8.JPG

Displaying 5.JPG

Displaying 4.JPG

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz