Fituesit e çmimeve “Niketë Dardani” dhe “Bekim Fehmiu”
Profesoreshat e muzikës: Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë lauretae të Çmimit për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015, ndërsa çmimi për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit Bislim Muçaj.
Kurse për çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër.
Ndërkaq, çmimi vjetor për kinematografi i është ndarë Produktorit (Producentit) të filmit “Shok”, Eshref Durmishit.
Juritë profesionale për çmimet për Vepër Jetësore në fushat e Muzikës “Niketë Dardani” respektivisht Kinematografi “Bekim Fehmiu” kanë qenë në përbërje të Akademik Zeqirja Ballata, kompozitorit Valton Beqiri dhe Baki Jashari, kompozitor dhe dirigjent.

Lexo edheRama e Vuçiçi me deklaratë për përbashkët për Bekim Fehmiun
Ndërsa juria profesionale që ka vlerësuar çmimet për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” për Kinematografi, dhe çmimet vjetore ka qenë në përbërje të: Xhevat Qorraj, aktor, Isa Qosja, regjisor, Menduh Nushi, kameraman, Igballe Qena, aktore dhe Jahi Jahiu, dramaturg.
Çmimet e muzikës ndahen me datë 8 qershor në një solemnitet në MKRS, ndërsa çmimet nga fusha e kinematografisë do të ndahen me datë 10 qershor.














