back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaKulturëRama e Vuçiçi me deklaratë për përbashkët për Bekim Fehmiun

Rama e Vuçiçi me deklaratë për përbashkët për Bekim Fehmiun

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryeministrat e Shqipërisë e Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktorit të madh, Bekim Fehmiu. Ata vlerësojnë veprën e tij si artist e humanist dhe konfirmojnë mundësitë e mëdha për komunikim mes serbëve e shqiptarëve. Më poshtë teksti i plotë i deklaratës së Aleksandër Vuçiç e Edi Ramës:

“Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, dëshirojmë të shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.

Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz