back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaSportFitore për Prishtinën e Re, Prishtinën dhe Ferizajn, barazim në Skenderaj

Fitore për Prishtinën e Re, Prishtinën dhe Ferizajn, barazim në Skenderaj

Të ngjajshme

Amorim tregon arsyen pse nuk startoi me Onanan

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim ka treguar pas...

Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, reshje shiu e diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Uran Ismaili në Keqekollë: Prishtina që funksionon duhet të përfshijë edhe fshatrat

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar...

Prishtina e Re e ka mposhtur Malishevën, Prishtina ka fituar ndaj Dukagjinit, Ferizaj e ka mundur Dritën, ndërsa Drenica dhe Llapi kanë barazuar.

 

Të dielën janë zhvilluar katër ndeshjet e para të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, Prishtina e Re ka debutuar me fitore bindëse 0-4 ndaj skuadrës vendase. Toni Gomes ka shënuar dy gola (47’, 57’), ndërsa Lorik Dobratiqi (76’) dhe Abdoul Zoungrana (78’) e kanë vulosur triumfin.

Në Klinë, Prishtina ka arritur fitore të ngushtë 2-3 ndaj Dukagjinit.

Ilievski dhe Baftiu kanë shënuar golat e parë për kryeqytetasit, por vendasit e kanë barazuar me Maliqin dhe Sinanin. Në vazhdim Prishtina ka shënuar sërish përmes veliut dhe ka siguruar tri pikë të plota.

Në Ferizaj, skuadra vendase e ka nisur sezonin me fitore minimale 1-0 ndaj Dritës, falë golit të Berishës.

Ndërkohë, në Skenderaj, përballja mes Drenicës dhe Llapit është mbyllur pa gola.

Nga xhiroja e parë ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz