Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu shkëlqyen, por jo edhe ekipi i tyre, Cluj që barazoi 3:3 ndaj Botosanit në javën e gjashtë të Superligës së Rumanisë.
Emërllahu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të, kurse Korenica asistoi në të 42-tën.
Korenica realizoi në mintuën e 79-të për ta rikthyer epërsinë e Cluj në 3:2, por tre minuta më pas mysafirët barazuan.
Me këtë barazim, Cluj mbetet në vendin e 12-të me pesë pikë pas pesë ndeshjeve.