Fitore bindëse e Feronikelit, ndeshja përmbyllet me 6 gola të shënuara
03

Lexo edheNga Kroacia në Drenas për homazhe te shtatorja e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Feronikeli sot u përballë me Lirinë në kuadër të javës së 7-të në Superligën e Kosovës, shkruan futbollikosovar.com
Vendasit shënuan fitoren e radhës me rezultat 4:2.
Golat për klubin nga Drenasi i shënuan Astrit Fazliu nga penalltia në minutën e 8′, Lapidar Lladrovci në të 30′, Mevlan Zeka 57′ dhe Mendurim Hoti 67′. Për mysafirët golat i shënuan Qëndrim Gashi nga penalltia 44′ dhe Gentian Pnishi në të 79′.
Lexo edheNga Kroacia në Drenas për homazhe te shtatorja e Fehmi e Xhevë Lladrovcit
Me këtë fitore Nikli arrin në kuotën e 17 pikëve ndërsa Liria mbetet me gjashtë pikë.