Fituesja më e re në moshë e llotarisë në Britani thotë se nuk i ka mbetur më asnjë kacidhe për të mbështetur djalin e saj me aftësi të kufizuar.
Callie Rogers ishte vetëm 16 vjeç kur fitoi 2 milionë paund në Lotarinë Kombëtare, por i shpërdoroi fitimet e saj në operacione plastike për gjoksin, makina, festa dhe kokainë.
Djali Blake ka paralizë cerebrale dhe nuk mund të ecë pa ndihmë, të flasë ose të gëlltisë pa ndihmë.
Callie, tani 31 vjeç, thotë se “keqardhja më e madhe” e saj është se nuk ka para të mjaftueshme për t’i dhënë djaloshit gjashtë-vjeçar një jetë më të mirë.
Ajo i tha Daily Mail: ” Për shumë kohë nuk më ka interesuar paraja.”
” Unë kurrë nuk kam qenë e dhënë pas rrobave apo makinave të shpejta.
“Por është keqardhja ime më e madhe që paratë nuk janë këtu për Blake.
“Ai e do stimulimin ndijor. Nëse do të kisha paratë, do t’i jepja dhomën më të madhe ndijore që mund të blesh”.
Callie ka folur më parë se sa të mjerueshme e bëri jetën e saj fitimi i lotarisë.
Ajo kishte punuar si një arkëtare kur fitoi llotarinë, por menjëherë hoqi dorë nga puna e saj për t’iu përkushtuar festave të egra.
Ajo i shpërdoroi të gjitha paratë e saj, duke shpenzuar 250,000 paund për kokainë, 18,000 për tri ndërhyrje plastike në gjoks dhe 300,000 paund për rroba.
Ajo gjithashtu dha të paktën 500,000 paund për familjen dhe miqtë dhe më vonë e kuptoi se disa ‘e përdorën’ atë vetëm për të holla.
Mamaja beqare Callie tani punon si kujdestare, duke shkuar përsëri në shkollë për të studiuar për kujdesin social.
Larg nga gjurmët e së kaluarës si milionere, paguan qira për një shtëpi prej 400 paundësh në Workington, Cumbris.
Callie thotë: “Fëmijët e mi nuk duan asgjë.





















