back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaBotëShBA-të pezullojnë 230 milionë dollarë ndihma për Sirinë

ShBA-të pezullojnë 230 milionë dollarë ndihma për Sirinë

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

“Arabia Saudite dhe vendet tjera të pasura të Lindjes së Mesme do të fillojnë të paguajnë në vend të SHBA-ve”, shkruan Presidenti Trump në një postim të tij në Twitter.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, njoftoi se vendi i tij do të pezullojë dhënien e mjeteve në vlerë prej 230 milionë dollarë në vit për të siguruar stabilitetin në Siri dhe se ka vendosur që këtë fond do ta përdorë në rajonet tjera.

“Arabia Saudite dhe vendet tjera të pasura të Lindjes së Mesme do të fillojnë të paguajnë në vend të SHBA-ve. Dëshiroj të zhvillojë SHBA-të, ushtrinë tonë dhe vendet që na ndihmojnë”, shkroi Trump në Twitter.

Në postimin e tij Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkruan se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë fund dhënies së mjeteve në vlerë 230 milionë dollarë për zhvillimin e pakuptimtë të Sirisë”.

Paraprakisht, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, deklaroi se sipas vendimit të fundit të marrë në koordinim me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe Shtëpisë së Bardhë, mjetet në vlerë prej 230 milionë dollarë të premtuara për rivendosjen e stabilitetit në rajonet e çliruara nga DEASH-i në Siri, do të riorientohen në rajone tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz